• 07-03-2021

Tetova me shifra inkurajuese, Gostivari shumë pak përmisim, Prilepi dhe Manastiri në alarm

Ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 3127 testime të realizuara, 1022 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, ndërsa kanë vdekur 41 persona, njofton nmk-post.

Qyteti i Tetovës vazhdon me trendin e mirë prej disa ditëve, ku numri i të shëruarve është duke e tejkaluar atë të infektuarve. Brenda 24 orëve në Tetovë kanë rezultuar pozitiv 29 persona, ndërsa janë shëruar 43 persona. Numra shqetësues ende vazhdon të ketë Shkupi, Prilepi, Manastiri dhe Gostivari.

Gjithashtu, instituti i shëndetit publik ka regjistruar 680 të shëruar brenda 24 orëve./Northmacedonia-post/

Read Previous

1022 të infektuar me Covid 19 dhe 41 të vdekur në Maqedoni

Read Next

Pas kullës në Dubai, ura e Bosforit në Stamboll “vishet” kuq e zi (Foto)

%d bloggers like this: