Tërmet i fortë godet këtë shtet, ja sa viktima regjistrohen!

Estimated read time 1 min read

Të paktën 128 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin Jajarkot të Nepalit perëndimor të premten, thanë zyrtarët sot. Disa ndërtesa në rajon u shembën dhe lëkundjet u ndjenë deri në Nju Delhi, në Indinë fqinje.

Tërmeti ka ndodhur dje në orën 23:47 (me orën lokale) me magnitudë 6.4, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Nepalit. Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) vlerësoi magnitudën e tërmetit në 5.7 gradë, duke e rishikuar atë nga 6.2 gradë që kishte njoftuar më parë. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6 ballë.

Advertisement

Zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi komunikimi nuk ka qenë i mundur me rajonin malor pranë epiqendrës, rreth 500 km në perëndim të kryeqytetit Katmandu, ku u ndje edhe lëkundjet. Rajoni ka një popullsi prej 190,000 banorësh me fshatra të shpërndara në kodra të largëta.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours