Aksident i rëndë në Prishtinë – një person humb jetën, ja sa të lënduar ka!

Estimated read time 1 min read

Një person ka vdekur e katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete – një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje”.

Advertisement

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti. / Reporteri.net/.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours