Taravari: Në Maqedoninë e Veriut veçmë ka imunitet kolektiv

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili me profesion është mjek, ka theksuar se në Maqedoninë e Veriut ka imunitet kolektiv dhe më shumë se gjysma e popullatës e kanë kaluar coronavirusin.

“Shpresoj se do të shkon për më mirë, të gjithë ne dëshirojmë sa më shpejtë të kemi vaksina edhe pse vlerësoj se veçmë ka imunitet kolektiv në Maqedoninë e Veriut. Më shumë se gjysma e popullatës në Maqedoninë e Veriut e kanë kaluar Covid-19. Afro një e dhjeta janë paraqitur dhe janë kuruar në klinikat shtetërore. Të tjerët e kanë kaluar në shtëpi sepse kanë pasur mosbesim të madh në sistemin”, tha Taravari.

Ai është i pakënaqur nga ballafaqimi i deritanishëm me pandeminë rreth koronavirusit nga ana e institucioneve. Për të është qesharake që deri më tani nuk ka arritur asnjë vaksinë në vendin tonë.

Advertisement

“Po të mos ishte tragjike do të ishte qesharake. Megjithatë, gjendja është tragjike, nga 1 nëntori deri në fund të muajit janar kemi 1500 viktima. Jemi ranguar e 10-ta në botë për vdekshmëri të lartë, dhe të infektuar në një milion banorë. Deri sa në shtetet tjera rreth nesh veçmë të gjithë po vaksinohen, në Shkup ka vetëm frigoriferë dhe program se si do të vaksinohen dhe asgjë më shumë. Është qesharake që kryeministri po përgatitet të pret vaksina në kufij, më pas prolongohen”, tha mes tjerash Taravari.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like