VMRO-DPMNE 39 DEPUTETË MBËSHTESIN MICKOSKIN

Grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së, në Kuvend ka dorëzuar dokumentin me 39 nënshkrime, me të cilët shprehet qëndrimi rreth situatës me “kongresin e jashtëzakonshëm”

VMRO-DPMNE

“Deputetët shprehin përkrahjen e parezervë të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së dhe Kryetarit të partisë, që me veprim të përbashkët dhe të koordinuar të arrijmë që sa më shpjet ta mposhtim pushtetin aktual, I cili nuk është pjesë e zgjidhjes, por e problemit të qytetarëve të vendit, veçanërisht në pjesën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit”

Përkundër përkrahjes për Hristijan Mickoskin nga 39 deputetët, Këshilli Iniciativ për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së, thotë se Kryetari aktual nuk ka kapacitet për ta udhëhequr partinë.

KËSHILLI INICIATIV

“Në vend të përgjigjeve dhe llogaridhënies para atyre që e kanë zgjedhur, Mickoski përgjigjet me ofendime që është e turpshme për çdo anëtar të ndershëm të partisë. Vokabulari jodinjitoz i Mickoskit dhe kërcënimet që drejtohen nga ai, njihen nga qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare. Për këtë shkak Mickoski është i izoluar.

Advertisement

Nga Këshilli Iniciativ thonë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka kohë për të humbur dhe të lejojë cikle të reja zgjedhore para se të kërkohet përgjegjësia nga Mickoski dhe për këtë shkak, sic thonë, partia duhet të bashkohet në Kongresin e 17-të të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 28 Mars në Shkup. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like