“Sot shijova kafen më të ëmbël në jetë”, flet gruaja në oborrin e së cilës dje u rrëzua kisha ortodokse serbe

Fata Orloviq, gruaja më e përmendur e ditëve të fundit në Bosnje, ka thënë që sot e pati njërin prej mëngjeseve më të jashtëzakonshme të jetës së saj.

Një ditë më parë, autoritetet e shtetit më të komplikuar në Evropë, rrëzuan një kishte ortodokse, e cila ishte ndërtuar para më shumë se 25 vjetëve në oborrin e saj.

Fata Orloviq është myslimane.

“E more biri im, pas gati 30 vjetëve, sot e shijova kafenë më të mirë në jetë”, tha ajo, transmeton Novosti, përcjellë Klankosova.tv. “Pas kaq shumë viteve fitoi drejtësia. Kur sot u zgjova nga gjumi dhe dola në terasë, para shtëpisë sime nuk dukej kisha…E pashë krejt zonën Kornjeviq-Polje dhe m’u duk se e pashë krejt botën”.

Advertisement

Orloviq ka thënë se tashti pas rrëzimit të kishës, në vendin ku ishte “shenjtorja” do të mbjellë lule.

“Kur të bëhen lulet, dhe kur të jetë dita e mirë, do të dal aty dhe do të pi kafe. Le ta shohim të gjithë se si po kënaqem duke e shijuar drejtësinë”, ka thënë ajo./FrontOnline

Advertisement
Advertisement

You May Also Like