Haradinaj takon krerët fetar të Prizrenit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj të hënën ka vizituar Prizrenin, shkruan Kosova Post. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në Prizren ka vizituar njërin nga krerët fetar të tarikateve, Sheh Abdylkadrin.
“Në Prizren kam vizituar sot Sheh Abdylkadrin, Sheh Abedinin, Sheh Hadrin dhe teqen e Melamive. Për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljet “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, ka shkruar Haradinaj.
“Prijësit fetarë, përpos si udhëzues shpirtëror dhe moral të popullit, ata ishin edhe frymëzues të lëvizjes për liri. Mësimet dhe këshillat e tyre, frymëzuan edhe gjeneratën e UÇK-së, ashtu siç frymëzuan dhe kultivuan atdhedashurinë në të gjitha periudhat historike”.
Postimi i plotë:
Në Prizren kam vizituar sot Sheh Abdylkadrin, Sheh Abedinin, Sheh Hadrin dhe teqen e Melamive. Për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljet “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Prijësit fetarë, përpos si udhëzues shpirtëror dhe moral të popullit, ata ishin edhe frymëzues të lëvizjes për liri. Mësimet dhe këshillat e tyre, frymëzuan edhe gjeneratën e UÇK-së, ashtu siç frymëzuan dhe kultivuan atdhedashurinë në të gjitha periudhat historike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like