Sllovenia shqyrton mbylljen e kufijve për shkak të variantit të ri të koronavirusit

Autoritetet sllovene të shëndetësisë e monitorojnë situatën dhe do të propozojnë masa të reja të përshtatshme duke përfshirë edhe mbylljen e kufijve, pasi në Britaninë e Madhe është konfirmuar një variant i ri, shumë ngjitës i koronavirusit.

Qeveria do të vendosë për masa të reja me propozim të grupit të saj mjekësor të punës, kumtoi Ministria sllovene e Punëve të Jashtme, ndërsa kryeministri Janez Jansha në Tuiter mbrëmë shkroi se Sllovenia “ka përgatitur masa për mbylljen e kufijve, sepse ka shans që virusi të jetë i pranishëm në disa vende të tjera të BE-së, transmeton STA.

Agjencia thekson se sipas disa raporteve të mediave, të paktën një rast varianti të mutuar është konfirmuar në Itali, nga një burrë i cili kohët e fundit mbërriti nga Britania e Madhe dhe tani është në karantinë.

Advertisement

Sllovenia aktualisht nuk ka kompani ajrore me Britaninë e Madhe, ndërsa sipas rregullave aktuale të karantinës, pas mbërritjes nga Britania e Madhe kërkohet test negativ ose personat duhet të jenë në karantinë për dhjetë ditë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like