Burri godet burrin me th’ikë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie sek*suale

Estimated read time 1 min read

Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga Policia e Kosovës. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër.

Siç thotë policia, kjo ka ndodhur për shkak se viktima kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like