Skandal në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Kryetari Kocarev i jep akademikes kontraverze Qulavkova çmimin “Goce Dellçev”

Më datë 16.04.2021 në fillim të orës 13:00, bordi për shpërndarjen e çmimit “GOCE DELLÇEV”, në krye të së cilit është kryetari i ASHAM-it Lupço Kocarev, i cili drejtpërdrejtë, duke ndikuar në anëtarët tjerë të bordit për vendimmarrje në baza etnike, kështu që, në vend që çmimi tu jepet atyre që e kanë merituar, për fat të keq çmimi u jepet njerëzve me ngarkesa nacionaliste, ashtu siç është Qyllafkova. Për ndryshe Qyllafkova është propozuar nga një grup i akademikëve si propozues për marrjen e çmimit GOCE DELLÇEV. Edhe pse nga komisioni amë (filtri i parë), sinjal të gjelbër merr vepra e një shqiptari të vetëm, bile duke marr maksimumin e votave (prej gjithsej 5, që të pestat vota), por fatkeqësisht, kur vjen radha që vendimin përfundimtar ta merr bordi për shpërndarjen e çmimit “GOCE DELLÇEV”, kryetari Kocarev ua bë me dije anëtarëve që të jenë të kujdesshëm se çfarë vepre shkencore do të votojnë, bile duke e drejtuar gishtin në veprën e shqiptarit të vetëm, vepra e të cilit ka recension pozitiv me vlerësime të larta, se kjo vepër nuk duhet të votohet, d.m.th paraprakisht është gatuar i tërë procesi i votimit.
Që të jetë skandali ende më i madh, bordi për shpërndarjen e çmimit “GOCE DELLÇEV”, mbledhjen e vendimmarrjes e mban në hapësirat e akademisë së shkencave të Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryetari i akademisë së shkencave të Maqedonisë së Veriut, duke ia shpërnda çmimin akademikut Katica Qullafkova. NMK-Post nuk ka arritur të komunikoj me ASHAM por të njëjtën do të insistoj sërish ta bëj në ditët në vijim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like