S’ka variant të ri të virusit Britanik në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se përfundimisht me 11 janarin, nuk është vërtetuar prania e virusit SARS-CoV-2 nga Britania e Madhe në vendin tonë. Këto konstatime, siç theksohet, bazohen në të dhënat nga laboratori ICGIB-ASHAM të marra gjatë analizës së gjenomeve të pothuajse 180 viruseve SARS-CoV-2 tek pacientët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të diagnostikuar në periudhën qershor 2020 – 11 janar 2021.

Në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë kryhet sekuencim i të gjithë gjenomit të viruseve të zbuluara tek pacientët me Kovid-19 nga vendi për të përcaktuar llojet e virusit që qarkullojnë në popullatën tonë, si përhapen ato dhe korrelacionin e mundshëm me prezantimin e ndryshëm klinik të sëmundjes. Të dhënat e fundit i referohen analizës së rreth 50 gjenomeve në periudhën dhjetor 2020 – 11 janar 2021. Që nga fillimi i pandemisë, janë analizuar pothuajse 180 gjenoma virale dhe është vërtetuar prania e 20 llojeve të virusit”, theksojnë nga Ministria.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like