Sinjale pozitive, dita e tretë pa asnjë viktimë nga Covid-19

Janë bërë tre ditë që kur në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje si pasojë e Covid-19.
Vdekje nuk ka pasur as më datë 27 dhe 26 qershor.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë nga Covid-19 kanë ndërruar jetë 5.484 pacientë. Nga gjithsej 155.676 të sëmurë, prej tyre janë shëruar 149.967 persona. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 raste të reja dhe 6 të shëruar nga Covid-19./TV21/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like