“Shumë i mirë takimi” – Enver Hoxhaj flet për bisedat me Kurtin e Osmanin në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj pas takimit me fituesit e zgjedhjeve Albin Kurtin e Vjosa Osmanin ka thënë se ky ishte një takim shumë i mirë. Hoxhaj tha se në këtë takim i kanë pasur kërkesat shumë të qarta për qeverinë në ardhje. Ai tha se pas dhjetë vitesh për herë të para para krijimit të qeverisë takohen fiteusit e zgjedhjeve dhe opozita dhe kjo sipas tij falë kulturë politike të PDK-së.
Hoxhaj tha se kanë pasur qasje parimore dhe kanë kërkuar. “Temë kryesore takimit tonë ka qenë koordinimi dhe bashkëpunimi për temat e politikës së jashtme më lejoni që të ju them se ne kemi kërkuar qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme dhe që presidenti i ardhshëm ka rol përfaqësues. Sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja të vendit para s eta marrë vendimin PDK varet prej 10 qëndrimeve të cilat I kemi ngritur në takim”, tha Hoxhaj pas takimit./Reporteri.net/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like