Hoxha: Do të gjejmë zgjidhje për duhanin e mbetur

1500 TON DO TË MUND TË BLIHEN PËR TRE DITË
Me një organizim të mirë, për tri ditë mund të blehet teprica e duhanit prej 1.500 ton – ka thënë Ministri I Bujqësisë, Arjanit Hoxha, pas punëtorisë për ndryshimet klimatike.
Sipas Ministrit, ndryshimet e ligjit tashmë kanë hyrë në fuqi, me cka blerja mund të vazhdohet vetëm gjatë ditës së sotme. Hoxha ka njoftuar se është takuar me blerësit e duhanit të cilët janë shprehur të gatshëm t`I marrin sasitë tepricë.
ARJANIT HOXHA – MINISTËR I BUJQËSISË
Dinamika ditore e blerjes është rreth 400 deri në 500 ton dhe për shkak të kësaj besoj se teprica mund të blihet për tre ditë. E vetmja gjë është krijimi i një sistemi të mirë. Jam i bindur që ne do ta zgjidhim problemin dhe pres që të jetë në mënyrën më të padhimbshme, me pjesëmarrjen e të gjithë blerësve. Por nëse ata nuk marrin pjesë në zgjidhjen e problemit, ne si vend kemi një detyrim dhe do ta zgjidhim problemin.
Ministri gjatë ditës së sotme pret përgjigje nga blerësit, se sa nga tepricat do të mund të marrin, pas cka, sic u shpreh, do të dihet nëse do të ketë ndryshime plotësuese në Ligjin për Duhanin që do të mundësonte eksportin nga ana e prodhuesve.
Nga korrjet e vitit 2020/2021 kishte 23.000 tonë sasi të dakorduara, por deri më tani, sic njoftoi Ministri Hoxha, janë blerë 23.300 ton apo rreth 2 milionë kilogramë më tepër. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like