Shtrenjtohet jetesa në Maqedoni – 500 euro janë harxhimet minimale për një muaj

Estimated read time 2 min read

Harxhimet minimale mujore për një familje katëranëtarëse në muajin gusht, janë rritur për 213 denarë, në krahasim me muajin korrik.

Sipas këtyre të dhënave, në muajin gusht një familje katëranëtarëshe për të mbuluar harxhimet bazë i janë dashur 34.342 denarë, ndërsa në familje ka të paktën një nxënës, atëherë harxhimet rritën për të paktën 8 mijë denarë, dhe në këtë rast harxhimet e përgjithshme do të ishin 42.342 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë para nevojiten për ushqim dhe pije – 14,633 denarë, për banim 10,818 denarë. Për higjienë personale ishin të nevojshme 2,382 denarë, dhe për transport minimalisht 2,529 denarë. Minimum prej 1.068 denarë ishin të nevojshëm për aktivitetet kulturore, dhe 736 denarë për shëndetësinë.

“Kostoja e jetesës është gjithashtu dinamike. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, rritja më e lartë u regjistrua në ushqime dhe pije me 1.5 përqind, duke përfshirë perimet 15.8 përqind, djathë dhe gjizë 1.1 përqind, mish 0.9 përqind, bukë dhe drithëra 0, 7 përqind dhe qumësht gjithashtu nga 0.6 për qind etj.

Advertisement

Prandaj, ata konsiderojnë se kërkesa e tyre që paga minimale të jetë së paku 60 përqind e pagës mesatare është e justifikuar, sepse siç thonë, dy paga minimale nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar harxhimet minimale të një familje./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like