Shpërthimi në Ferizaj, 6 persona po trajtohen në Klinikën Intensive

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastikë në Qendrën e Klinikes Universitare të Kosovës (QKUK), Zenë Buja ka treguar për KosovaPress për gjendjen e pacientëve të cilët u lënduan nga shpërthimi i një bombole gazi të martën në Ferizaj.

 

Ai tregoi se nga 14 pacientë sa janë trajtuar në QKUK 6 prej tyre me djegie me të thella janë në Klinikën Intensive e në mesin e tyre edhe një 20 vjeçare e cila është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërsa 8 të tjerë me djegie më të mesatarisht të rënda janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

 

“Dje ne i kemi trajtuar 14 pacientë prej tyre 6 pacientë përshkak sipërfaqe të djegieve të thella janë udhëzuar për mjekimin intensiv qendror. Ndërsa 8 të tjerë janë me djegie mesatarisht të rënda dhe janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Gjashtë që janë në mjekimin intensiv qendror, kanë djegie të shkallës së madhe”, tha Buja.

Advertisement

 

Ai tha se gjendja e pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë është relativisht stabile por që mund të rëndohet.

“Ndërsa këta që janë duke u trajtuar në klinikën tonë janë relativisht, por që mund të rëndohet gjendja e tyre. Mosha është mesatare ndërsa është edhe një 20 vjeçare që është më e reja dhe ajo është dumke u trajtuar në klinikën intensive e që është në gjendje më të rëndë”, tha ai.

KosovaPress ka kontaktuar edhe drejtorin e Klinikës Intesive në QKUK, Shaqir Uka i cili ka treguar për për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like