• 27-02-2021

Shkëndija fiton A. Pandevin, Struga triumfon ndaj Rabotniçkit

Xhiroja e 17-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka rezultuar e mirë për Shkëndijën dhe Struga Trim Lumin. Kuqezinjtë tetovarë fituan transfertën ndaj Akademia Pandevin me golin e vetëm të talentit Dashmir Elezi në minutën e 53-të. Ndërkohë Struga Trim Lum në fushë të vet arriti të mposht Rabotniçkin me shifra 2:1. Osmani në minutën e 6-të dhe Jahja në të 86-të i shënuan golat e fitores për struganët, përderisa për “romantikët” realizoi Gjurgjeviq. Në ndeshjet tjera, Vardari dhe Makedonija Gjorçe Petrovi barazuan 2:2 në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Boreci fitoi Sileksin 2:0, ndërsa Bellasica u mposht nga Pelisteri me shifra 1:0. Elitës vendore i ka mbetur edhe një xhiro deri në mbyllje të gjysmësezonit vjeshtor dhe e njejta do të zhvillohet të mërkurën./Sportmania/

Read Previous

Ndërron jetë nga Covid-19 veterani i UÇK’së

Read Next

Bie numri i të infektuarve nga Covid-19 në Maqedoni, ja sa u regjistruan sot

%d bloggers like this: