Advertisement





Mediat lokale nga qyteti i Ulqinit bëjnë të ditur se është shembur një pjesë e Kalasë së Ulqinit. Sipas fotove të publikuara nga portali i lajmeve Ulqini është shembur njëri nga muret kryesor rrethues të Kalasë. Shkak për këtë mund të jenë bërë rreshjet e mëdha që kanë vijuar për disa ditë me rradhë, por shkaku kryesor është lënja pasdore nga shteti i Malit të Zi të këtij monumenti historik. Ky moskujdes vërehet edhe nga ndërtimet që janë lejuar të bëhen në kuadër të Kalasë.
Kalaja e Ulqinit është një nga monumentet historike më të vjetra të këtij qyteti dhe paraqet një atraksion të vërtet turistik për turistët vendas dhe të hauj.
Burimi: https://www.facebook.com/1502294223406674/posts/2523493847953368/
Advertisement