Shëmtia e spektaklit mediatik

Shkruan Latif Mustafa

Top Channel-i po e emetoka njëfarë spektakli “shiko kush luan”. Në një vegëz – që për shkaqe shëmtie dhe etike nuk po e postoj – arrita të shoh tani për të satën herë, se si degradohet qenia njerëzore përmes fetishit të trupit femëror dhe pornografizimit të spektaklit mediatik. Imagjinoni vegëza quhet “hot video”. Një vajzë futet në vaskë, mu në mes të studios, dhe bën skena të një por*nografie të stisur snobiste! E shkreta, s’di a e ka idenë se çfarë bën? Duartrokitet nga publiku voajerist. Garuesit, dukeshin të habitur, e ca të entuziazmuar që jargaviteshin. Moderatorja zgërdhihet e hungëriset duke “shkelë” mbi trupin e një femre. Çfarë shëmtie, çfarë gërdie! Nuk e di a ka institucion mbikëqyrës në Shqipëri që sanksionon këto gjëra, por ama, me këtë trend spektaklesh, po degradoni qenien njeri duke na ngulfatur në obsesion e zhvatjes së trupit femëror si objekt skllavërie. Edhe më keq se kaq, përmes pornografisë po e vrisni brutalisht Erosin!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like