Prokurori i Përgjithshëm, William Barr ka autorizuar prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara që të nisin hetime për parregullsitë në procesin e votimit, pavarësisht se nuk ka të dhëna për të mbështetur pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ai ka humbur zgjedhjet ndaj demokratit, Joe Biden për shkak të mashtrimeve të përhapura zgjedhore. Si përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorit Barr, mediat amerikane kanë raportuar se udhëheqësi i Degës për Krime Zgjedhore në Departamentin e Drejtësisë, ka njoftuar përmes një emaili se do të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi ka lexuar “politikat e reja dhe degëzimet në lidhje me të”. Barr, mbrojtës i ngushtë i Trumpit, është akuzuar nga demokratët për politizim të sistemit gjyqësor disa herë gjatë udhëheqësisë së tij. Fushata e Bidenit ka thënë se Barr është duke nxitur sugjerime të paargumentuara të Trumpit për mashtrime
SHBA NISIN HETIMET PËR PARREGULLËSITË NË ZGJEDHJE
Advertisement
Advertisement
Advertisement
+ There are no comments
Add yours