Shaqiri: Siguria kibernetike, faktor i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit

Estimated read time 1 min read

“Pas pranimit të komenteve dhe sygjerimeve nga nga debati për Strategjinë nacionale të TIK-ut, është duke përgatitur informacioni për seancën e ardhshme qeveritare”. Këtë e tha sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.
Ai theksoi se e ardhmja e shoqërisë sonë është e lidhur ngushtë me teknologjinë, prandaj paralelisht me procesin e digjitalizimit, kujdesen edhe për sigurinë kibernetike.

Ministri Shaqiri theksoi se do të fuqizohet roli i Qendrës për ndjekje dhe raportim të incidenteve kompjuterike, si pjesë e Agjencisë digjitale, e cila themelohet me anë të propozim ligjit të përgatitur nga MSHIA.
“Kjo Qendër do të jetë si kordinatore e gjithë Qendrave tjera lokale dhe do të funksionojë në kuadër të institucioneve të tjera kyçe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vlen të theksohet se në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës jemi duke përgatitur draft projektin i cili do të ketë për qëllim ruajtjen e higjienës dhe vigjilencës kibernetike dhe mbrojtjen e nxënësve dhe fëmijëve nga sulmet kibernetike”, tha ministri Jeton Shaqiri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like