Sela: Shqiptarët në Maqedoni po jetojnë si të përkohshëm

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një bashkëbisedim online me Albin Kurtin e LVV, nëpërmes “Zoom” tha se shqiptarët jetojnë si të huaj në Maqedoni. Sela tha se nxënësit shqiptarë mësojnë histori të paqena.

Sipas tij, ideatore e kësaj historie të rreme, që shqiptarët e kanë okupuar maqedoninë është VMRO-ja dhe BDI-ja.

“Në të gjitha dokumentet e shtetit, shqiptarët janë të përkohshëm. Nëse e merr Kushtetutën shqiptarët në preambulë quheshin me fjalën, “popujt që jetojnë”. Gjuha shqipe ka një definicon edhe më skandaloz se sa Bullgaria e dha për gjuhën Maqedonase. Definicioni që është për gjuhën shqipe është se, ajo flitet vetëm në zonat ku ka mbi 20% shqiptarë”, tha Sela.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like