Breaking News :

nothing found
12-08-2022

Sela: Bisedohet për hapjen e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në dhe kontestin me Bullgarinë

Advertisement

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot zhvilloi takim me Ambasadorin e Italisë Andrea Silvestri.

Ambasadori Silvestri u informua për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, rolin politik dhe opozitar të ASH-së, si dhe kontributin politik të Aleancës për Shqiptarët në të gjitha segmentet e jetës politike.

“Përveç tjerash, në takim u bisedua edhe për dy temat kryesore në vend, siç janë çështja e regjistrimit të popullsisë dhe iniciativa jonë rreth projektligjit për shtetësinë, me ç’rast Ambasadori u informua për kërkesat e arsyeshme të ASH-së në lidhje me këtë problematikë.

U diskutua edhe për hapjen e bisedimeve me BE-në, përfshirë adresimin e kontestit me Republikën e Bullgarisë, në të cilën diskutim u shpreh edhe bindja e Aleancës se krahas kësaj çështje, vendi ynë nuk i ka bërë reformat e nevojshme në gjyqësor, administratë publike”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

Në fund kryetari Sela ka falënderuar Ambasadorin Silvestri për ndihmën e Italisë për qytetarët dhe vendin tonë në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke e siguruar atë se ASH-ja do të vazhdojë kontributin e saj që vendi ynë sa më parë të hapërojë drejt integrimit në BE./Telegrafi/

Advertisement

Read Previous

Ahmeti ende s’ka vendosur për Tetovën! Arifi ka shpresa për mandatin e tretë

Read Next

Shkatërrohet kazinoja e Trump në Atlantic City