Rritet numri i të shëruarve, ndërsa zvogëlohet i të hospitalizuarve në vend

Sipas raportit të publikuar dje nga Instituti i Shëndetit Publik për 24 orët e fundit, janë regjistruar 3803 pacientë të shëruar. Ky është numri më i madh i pacientëve të shëruar të regjistruar nga Kovid-19 për një ditë deri më tani. Janë regjistruar edhe 123 raste të reja me Kovid-19 dhe 17 të vdekur.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me KOVID në vend nga fillimi i epidemisë arrin 154.494, numri i të shëruarve është 143.069, ndërsa i të vdekurve është 5.168, ndërsa i rasteve aktive është 6.257 prej të cilëve 2650 janë në Shkup.
Në rënie është edhe numri i të hospitalizuarve në repartet infektive në vend. Gjithsej mjekohen 638 pacientë me Kovid-19 prej të cilëve 262 në Shkup./TV21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like