Mehmedi: Maqedonia e Veriut nuk e përfill diasporën shqiptare

Maqedonia e veriut nuk e përfill diasporën shqiptare dhe i injoron atë. Këtë vlerësim e ka dhënë nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi, transmeton NMK-Post. Sipas tij diaspora shqiptare ka kapacitete të jashtëzakonshme intelektuale dhe menaxheriale, disponojnë me kapital të konsiderueshëm.

“Diaspora shqiptare nuk është vetëm një nocion fiktiv, ata sot janë në numër tepër të madh, disponojnë me kapacitete të jashtëzakonshme intelektuale dhe menaxheriale, disponojnë me kapital të konsiderueshëm. Këta tre komponenta janë thelbēsore për zhvillimin e një shteti dhe një shoqërie. Për tërë këtë potencial real shteti i RMV është mospërfillës dhe injorues. Pērveç që nuk arrin të vendojë në binarë funksional tërë këtë potencial zhvillimor kësaj kategorie kaq të rëndësishme ky shtet nuk i mundëson as të drejtën për të votuar, për ata që do të menaxhojnë në vendëlindje me tatimet dhe resurset që vinë drejtpërdrejtë edhe nga vetë diaspora” ka deklaruar Mehmedi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like