RMV-ja në hartën e vendeve të sigurta për turizëm

Maqedonia e Veriut tanimë në hartën e vendeve të sigurta për turizëm, për çka Këshilli Botëror i Sigurisë dhe udhëtimeve dha vulë sigurie. Gjatë ditës së sotme u promovua platforma “safetravel”, me çka përveç që promovohet turizmi, u bëhet thirrje të gjitha bizneseve në sektorin e turizmit dhe gastronimisë të dërgojnë kërkesë për t’u pajisur me vulën e sigurisë. Në këtë platformë përfshihen protokollet për turizëm të sigurt në 10 kategori, siç janë objektet hotelierike me ushqime, kafiteritë, objektet për vendosjen e turistëve, agjencitë turistike, qëndrat e skijimit, muzetë, aeroportet dhe të tjera.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“ Ne si Ministri e Ekonomisë që nga fillimi i vitit arritëm të sigurojmë edhe vulën e sigurisë sa I përket turizmit në RMV. Sot jemi këtu së bashku për të promovuar platformën, por njëkohësisht të bëjmë thirrje edhe të gjithe sektorit të gastronimisë dhe hotelierisë në RMV që ta shfrytëzojnë këtë mundësi që të posedojnë edhe ata vulën e sigurisë dhe në këtë mënyrë të kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë edhe të turistëve vendor dhe atyre të huaj.“

Për platformën që u promovua sot, mbështetje ka ofruar edhe Ambasada e Zvicrës në Shkup, dhe në këtë projekt përfshihen edhe Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit, Shoqata e gastronomisë dhe turizmit, oda dhe shoqata të tjera ekonomike.

SIBIL ZUTER TEHADA, AMBASADORE E ZVICRËS NË SHKUP

“Maqedonia e Veriut tani është në hartën e vendeve të sigurta për të cilat Këshilli I botëror I sigurisë dhe udhëtimeve dha vulë sigurie. Duke e njohur rëndësinë e sigurisë për sektorin e turizmit, Zvicra e mbështeti ministrinë e ekonomisë qe të zhvillojë një platformë digjitale për lehtësim të aplikimit, implementimit dhe mbikëqyrjes së pajtueshmërisë me vulën e sigurisë.”

Kërkesën për shenjën e turizmit të sigurt e plotëson çdo kompani për secilin objekt që është në pajtueshmëri me protokollet. Gjatë dorëzimit të kërkesës, kompania zgjedh në cilën odë ose shoqatë anëtarësohet, gjegjësisht cili do të kryejë verifikim në terren për plotësim të kërkesave dhe kushteve në pajtueshmëri me protokollet. Pas verifikimit në terren, nëse kompania I plotëson kushtet merr shenjë për turizëm të sigurt dhe vendoset në platformën elektronike. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like