‘Rezoluta e VMRO-së me vija të kuqe’, Hoxha: Nuk i ndihmon shteti kjo, ja pse!

Estimated read time 1 min read
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, njëherit dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha beson se Rezoluta për vijat e kuqe në negociatat me Bullgarinë, e paraqitur nga VMRO-DPMNE në Parlament, nuk e ndihmon vendin të hapë negociatat me Bashkimi Evropian.

Mendoj se mënyra se si vendosen këto vija të kuqe nuk e ndihmon vendin tonë në hapjen e procesit të negociatave, pra në hapin përpara drejt BE-së. Mendoj se çdo lloj vijash të kuqe rrezikojnë pozicionin negociues të vendit tonë, ka deklaruar Hoxha në një intervistë për “Kanal 5” .

Advertisement

Ai theksoi se pret që pas zgjedhjeve të mbajtura në Bullgari këtë fundjavë, së shpejti do të ketë një qeveri të re dhe se do të ketë një hap përpara në negociata me ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like