Mbi 130 të vdekur nga përmbytjet në Gjermani

Estimated read time 2 min read
Nga përmbytjet në Gjermani numri i të vdekurve ka arritur në 133, ndërkaq numri i viktimave nga përmbytjet në gjithë Europën Perëndimore arriti në 150.Gjermania dhe Belgjika janë shtetet më të goditura evropiane nga përmbytjet, ku në Belgjikë janë raportuar të paktën 20 të vdekur.Shirat e rrëmbyeshëm që përmbytën mbi 20 qytete dhe komunitete në Gjermani dhe Belgjikë kanë shkatërruar rrugë dhe qasja në internet dhe shërbimet telefonike është ndërprerë po ashtu, duke e bërë edhe më të vështirë që të vlerësohet numri i të zhdukurve. Shërbimet e emergjencës do të vazhdojnë kërkimet në zonat e prekura në perëndim të Gjermanisë edhe gjatë ditëve në vazhdim.Në mesin e të vdekurve ishin edhe 12 banorë në qytetin Sinzig, që ishin në shtëpi kujdesi për personat me nevoja të veçanta, të cilët nuk qenë në gjendje të iknin, pasi lumi Ahr, që gjendet në afërsi, doli nga shtrati dhe përmbyti zonën.Në Belgjikë, qeveria ka konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në 20 dhe numri i të zhdukurve është 20. Ndërkaq, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në një rajon belg.Duke i quajtur përmbytjet “ndoshta më katastrofiket që shteti ynë ka parë”, kryeministri belg, Alexander De Croo e ka shpallur 20 korrikun, ditë zie kombëtare./REL/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like