Gecaj: Individë si Kurti janë soji më i rrezikshëm në faqen e dheut

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka vazhduar sulmet e tij verbale ndaj kreut të LVV-së Albin Kurtit, raporton “Zeri.info”.

Gecaj, në llogarinë e tij në “Facebook”, tha se “individët si Albin Kurti janë soji më i rrezikshëm në faqen e dheut”.

Sipas tij, këta individë janë në gjendje të bëjnë gjithçka e të shkelin çdo parim për të arritur qëllimin e nënshtrimit.

Gecaj po ashtu tha se Kurti së bashku me “shtirësen tjetër”, duke iu referuar Vjosa Osmanit, shtiren se po e respektojnë ish-presidentin Ibrahim Rugova me qëllimin e vetëm të grabitjes së votave.

E në anën tjetër ai ka publikuar një deklaratë të vitit 2002 të Kurtit rreth Rugovës.

Advertisement

“‘Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë ta pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dinamizmi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive’, kishte deklaruar makiavelisti Kurti në vitin 2002 e sot shtiret bashkë me shtirësen tjetër se respekton të njëjtin, me qëllim e vetëm të grabitjes së votave”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Zëri

Advertisement
Advertisement

You May Also Like