• 20-04-2021

Reeker i dërgon letër kryeministrit Zaev

 

Kryeministri i RMV Zoran Zaev merr përkrahje nga SHBA për të zgjedhur kontestin me Bullgarinë. Së fundmi ai ka marr letër nga Filip Reeker

Ndihmës sekretari shtetëror i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker, i ka dërguar një letër kryeministrit, Zoran Zaev, në të cilën ka shkruar se SHBA mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integrimet e saj drejt Bashkimit Evropian duke shprehur zhgënjim që vendet anëtare të BE-së nuk arritën pajtueshmëri të miratojnë kornizën negociuese për fillim të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Ndërkaq,Ambasadori italian në Shkup Andrea Silvestri thekson se Eurointegrimi të mbahet larg historisë, përcjell Klan Macedonia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të çështjet bilaterale jashtë procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Ndihmës sekretari shtetëror i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker në letrën dërguar Kryeministrit Zaev ka njoftuar se SHBA me vëmendje po ndjekin ngjarjet në Maqedoninë e Veriut.

“Ju inkurajojmë edhe juve edhe vendet anëtare të BE-së, të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështjet bilaterale jashtë procesit për integrim të vendit tuaj në BE dhe të realizoni progres në këto aspirate dhe hapjen dhe mbylljen e kapitujve në negociata. I vlerësojmë lartë përpjekjet e juaja që t’i zhvilloni bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe të mbani përkushtim në sigurimin e ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut, gjë që vendi e ka dëshmuar se e meriton”, “Mbetemi partnerët tuaj optimist se konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë kohës së kryesimit gjerman me BE-në do të mbahet së shpejti”, thuhet në letrën e ndihmës sekretarit shtetëror të Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

Edhe Ambasadori i ri i Italisë në Shkup, Andrea Silvestri , në një intervist për agjencinë e lajmeve Mia duke folur në lidhje me kontestin me Bullgarisë dhe se a duhet të lejohet praktika që çështjet historike dhe bilaterale të jenë arsye për bllokimin e eurointegrimit, thotë se edhe përkrah mirëkuptimit të plotë të rëndësisë së çështjeve bilaterale, mbetemi të bindur se hapërimi evropian i vendeve kandidate duhet të mbahet larg nga problematikat e këtilla të rrënjosura në histori,

“Italia lufton me të gjitha forcat në këshillin e ministrave që sa më shpejt të jetë e mundur të miratohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut, dëshiron tejkalim të bllokadës momentale, e cila u krijua me veton bullgare dhe u bë apel të gjithëve për arsye të shëndoshë”, tha ambasadori Silvestri.

Ai shtoi se shteti i tij, është i bindur se ardhmëria e Maqedonisë, si edhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është në Evropë dhe se anëtarësimi i rajonit në BE do të sjell ardhmëri stabile dhe mirëqenie. /KlanMacedonia

Read Previous

Vaksina e “Pfizer” arrin në Evropë, aeroplani amerikan kishte 15 mijë kilogramë akull bashkë me të

Read Next

Demonstrata në Londër kundër masave antiCOVID-19, së paku 150 të arrestuar

%d bloggers like this: