Reagon BDI Dibër pas vendimit të Gjykatës Administrative

Estimated read time 1 min read

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative ku pranohet padia e koalicionit ASH-AAA dhe vendoset që të shkohet në rivotim në vendvotimin 0543.

Reagimi i plotë:

Sqarim për qytetarët dibranë Vendimet e gjykatës janë ligj!

Njoftojmë qytetarët dibranë, se në bazë të ankesës së koalicionit ASH-AAA, për problemet që krijoi vetë në vendvotimin 0543 (gjimnazi), ku komisionerët nuk nënshkruan procesverbalin dhe Aleanca bëri ankesë në KQZ e më pas në Gjykatën Administrative, ku për faj të tyre të gjithë komisionerët rrezikojnë padi penale, në atë vendvotim do ri-përsëritet procesi i votimit në datën 31 tetor.

Advertisement

Në frymën tonë është të ruajmë dinjitetin e komisionerëve.

Raundi i dytë në gjithë qytetin do mbahet me 14 nëntor./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like