Rasti Sopoti, ish të dënuarit kërkojnë 48 milion denarë dëmshpërblim nga Qeveria

Sopotasit kërkojnë zyrtarisht nga Qeveria marrëveshje për dëmshpërblim. Katër ish të dënuarit në mungesë kërkojnë 48 milion denarë.

Procedura gjyqësore për Sopotasi mori fund pas pothuajse 15 viteve. E vërteta që doli në pah nga përgjimet të cilat i posedon PSP-ja, bëri që kjo e fundit të tërhiqet nga akuza. Për vendosjen e minës në fshatin Sopot të Kumanovës në vitin 2003 ku si pasojë humbën jetën 2 ushtarë polak dhe një përkthyes, 11 banorë të këtij fshati ishin dënuar me mbi 135 vite burg.

Advertisement

Më 7 mars të vitit 2019 Qeveria dëmshpërbleu 6 ish të dënuarit në rastin Sopoti me 73 milion denarë. Në këtë grup ishin personat të cilët kishin vuajtur dënimin me burg për veprën terrorizëm.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like