Zaev: Ky është Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Zoran Zaev, i cili sot qëndron në Samitin e Këshillit Veriatlantik, theksoi se ky është samit historik për Maqedoninë e Veriut dhe se qëndrojmë krah për krahë së bashku me të gjitha anëtaret e NATO-s dhe dëshmojmë për unitetin e saj.

Zaev tha se para aleatëve tanë ka theksuar se jemi të përkushtuar në vizionin për Ballkanin në shekullin 21 si rajon i paqes dhe stabilitetit.

“Jemi të përkushtuar të ndërtojmë Ballkan të ri me bashkëpunim rajonal të përforcuar. Për atë arsye e rëndësishme është vendet ballkanike të kenë vizione të qarta”, tha kryeministri.

Ai e falënderoi Stoltenbergun për krijimin e agjendës 2030 dhe për konsultime të gjëra. Agjenda, sipas Zaevit, në kohë i adreson ndryshimet dhe e bën NATO-n të gatshme për shekullin 21.

Kryetari i Qeverisë Zaev, së bashku me liderët e vendeve-anëtare të NATO-s ka marrë pjesë në pjesën qendrore të punës në Samitin e sivjetëm të Aleancës, gjegjësisht në seancën plenare të Këshillit veriatlantik.

Shefat e shteteve dhe qeverive në këtë Samit u pajtuan se ai mbahet në moment të rëndësishëm për Aleancën dhe sigurinë e saj kolektive.

Në erën e zhvendosjeve të reja në skenën e sigurisë globale NATO-ja i përforcon pozitat kundrejt sfidave për sjellje të përbashkët të vendimeve në nivel strategjik për rregullim të mëtutjeshëm të NATO-s dhe rolin e saj kyç në të ardhmen, potencohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Advertisement

“Liderët e NATO-s dhe të vendeve anëtare janë unanim se asnjë vend anëtar ose kontinent nuk mund të ballafaqohet vetëm me këto sfida, dhe se uniteti transatlantik dhe solidariteti janë nga vlera vitale që të mbahen kombet tona anëtare të Aleancës të sigurta. Në Samitin e NATO-s 2021 është ndarë vlerësimi se para anëtareve të saj është mundësi historike të përforcohet lidhja ndërmjet Evropës dhe Amerikës Veriore dhe NATO-ja të përgatitet për të ardhmen dhe për atë nisma NATO 2030 për vazhdim të adaptimit të Aleancës është në zemrën e Samiti”, kumtoi paraprakisht pres shërbimi qeveritar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like