Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur që Avdullah Hotin ta bëj bartës të listës dhe kandidat për kryeministër të vendit në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.
Një lajm i tillë mbetet i pakonfirmuar por Periskopi mëson se pikërisht kreu aktual i Ekzekutivit pritet t’i dalë përballë Albin Kurtit të VV-së dhe Enver Hoxhajt të PDK-së.
Qeveria Hoti kishte qenë e përbërë nga LDK, AAK dhe Nisma pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Advertisement
Në këto momente po mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku u diskutuan ndër tjerash edhe kriteret për përcaktimin e kandidatëve për deputetë.
Hoti ka qenë kandidat për kryeministër edhe në zgjedhjet e vitit 2017 kur i kishte marrë mbi 130 mijë vota. /Periskopi
Advertisement
Advertisement