Breaking News :

nothing found
28-09-2022

Vuçiç: Me mua president s’ka njohje, i lumtur që në Kosovë po dërgoj vaksina e jo tanke

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar edhe sot çështjen e vaksinave anti-COVID që ka sjell në Kosovë për serbët.

E pos për vaksinat, sot ka folur edhe për atë që qeveria në Kosovës thotë se do të ndodh me përfundimin e negociatave Kosovë – Serbi – njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Sa të jem unë president i Serbisë nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Nuk kam as çfarë të shtojë e as çfarë të marr nga kjo”, ka thënë Vuçiqi, përcjellin mediat e Serbisë të martën.

Ai iu kthye edhe kritikave që mori nga autoritetet e Kosovës për vaksinat që solli në veri të Kosovës.

“Jam i lumtur që kam dërguar në Kosovë vaksina dhe jo tanke”, ka shtuar ai, duke iu referuar kohës kur ishte ministër dhe Serbia kreu masakra e gjenocid në Kosovë.

Ndërkohë, dje Vuçiqi shkoi edhe më larg duke thënë se nëse është nevoja do të sjell vaksina edhe për shqiptarët në Kosovë.

Serbia është ndër vendet e para në Evropë që ka nisur me vaksinimin e popullatës. Ka siguruar 4.800 vaksina të Pfizerit nga dërgesa e parë. /KOHA.NET/

Advertisement

Read Previous

Sami Lushtaku: “JO” koalicion me NISMA-n, “PO” me Vetëvendosjen pa Albin Kurtin

Read Next

Rasti Sopoti, ish të dënuarit kërkojnë 48 milion denarë dëmshpërblim nga Qeveria