Raporti javorë për Covid-19, numri i rasteve ulet për 25,6%

Për 26,5% bie numri i rasteve pozitive me COVID-19 të diagnostikuar gjatë javës së fundit njofton Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë periudhës 21-27 dhjetor janë regjistruar 3,372 raste pozitive në 35 qytete. Shumica prej tyre në Shkup, 42,4% apo me incidencë javore prej 231 pacientë në 100 mijë banorë.  Sipas ISHP-së për 7 ditët që lamë pas janë bërë 13,123 teste apo 15,9% më pak se një javë më parë.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik tha se ulja e shifrave është falë qytetarëve, të cilët kanë respektuar masat anti kovid dhe sistemit shëndetësorë për gatishmërinë në çdo shërbim mjekësor. Shaban Memeti iu bëri thirrje qytetarëve që mos të relaksohen tani në fund për të mos shkaktuar valë të re të pandemisë, përpara se të filloj imunizimi i popullsisë me vaksinën kundër CoVid-19.

 Mos respektimi i masave dhe protokolleve mund të kemi një rikthim të valës në periudhën e janarit, shkurtit dhe marsit. Të festojnë të gjithë me protokolle të caktuara, të mos grumbullohen grupe njerëzish, të cilët mund të jenë bazë e shpërndarjes së virusit. Duhet që të mbrohet shëndeti publik, mbi të gjitha prioritet të jetë shëndeti se sa festimet e ndonjë ngjarje të caktuar”-tha Shaban Memeti, drejtor i ISHP-së.

Advertisement

Sipas algoritmit të ri si të shëruar janë evidentuar 4,500 pacientë brenda javës, të cilët ishin të hospitalizuar dhe në kurim shtëpiak. Edhe vdekshmëria ka rënë për 18,9%. Nga 129 raste të vdekjeve që ndodhën në 23 qytete 105 pacientë ishin mbi 60 vjeç, 20 të tjerë ndërmjet moshës 50-59 vjeç dhe 4 të tjerët mbi 40 vjeç, të cilët nuk mundën t’ju mbijetonin komplikimeve nga virusi korona.

 Adnan Qaili-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like