Zaev: Jemi si një ishull në BE!

Estimated read time 2 min read

Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në konferencën “Ekonomist” në Athinë që mbahet nën temën “Nga distancimi social deri te solidarësia sociale”, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik, kurse foli edhe për Marrëveshjen që u nënshkrua mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për interkonektor për gaz natyror.

“Ky projekt është shumë i madh, në vlerë prej rreth 100 milionë eurove, 54 milionë euro janë në RMV-në. Ky është interkonektor për gaz natyror që hap mundësi të madhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë, Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe vende të tjera dhe përfundimisht do të sjellë diversifikim të gazit natyror”, tha Zaev.

Zaev e shfrytëzoi rastin për të folur edhe për angazhimin e vendit tonë dhe nevojën për fillim të bisedimeve me BE, si dhe për bashkëpunimin e vendeve të rajonit. Ne jemi si një ishull i rrethuar me vende të BE-së, prandaj ka nevojë për unifikim të Unionit, porositi kryeministri.

“Tani përpiqemi të hapim korridore të reja të gjelbra me vendet fqinje. Jam shumë i lumtur se Greqia është vendi i parë i cili i hap korridoret e gjelbra me ne, si vend anëtar i BE-së, për shkak se ne jemi të rrethuar me vende anëtare të BE-së. Ne jemi si një ishull në mes. Jam shumë mirënjohës që kryeministri Micotakis e bëri hapin e parë për të hapur korridorin e parë grek dhe t’i inkurajojë vendet e tjera që ta ndjekin shembullin e tij, shembullin e Greqisë”, shtoi ai.

Advertisement

Në panel-diskutimin, fjalim mbajtën edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ish-Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Në margjinat e kësaj konference, Zaevi realizoi takime dhe biseda me diplomatë të rëndësishëm, mes të cilëve edhe me ambasadorin amerikan në Greqi, Xhefri Pajat, si dhe me drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikan Hebraik, Dejvid Haris./TV21/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like