Tetovë: Stabilizohet gjendja me virusin korona

NUREDINI: MËRGIMTARËT DHE FAMILJARËT TË RESPEKTOJNË MASAT


Situata në Qendrën Kovid pranë Spitait të Tetovës, sic thonë mjekët infeklolog është stabilizuar, por vështirësi paraqesin rastet me komorbitetet që kërkojnë të bëhët trajtim  paralel I covid-19 dhe sëmundjeve tjera. Deri tani në spital ka rreth 33 pacientë të hospitalizuar.

GZIM NUREDINI- MJEK NË QENDRËN INFEKTIVE, TETOVË

 “ Kemi një zvogëlim të nurmit të pacientëve , për fat të keq kemi edhe katër  raste vdekje, por numri më I madh I pacientëve tani po përmisohen , ka edhe pacientë të cilët do kenë nëvoja të rehabilitohen në qendra për rehabilitim . Sa I përket numrit të  pacientëve  që janë të hospitalizuar në qendrën kovid është 33, shumica e tyre janë në oksigjen por një numër I madh janë  në gjëndje më stabile edhe pse kemi dy pacientë në gjendje më të rëndë”.

Nuredini bën thirrje që familjaret të tregohen të kujdeshëm dhe të respektojnë masat, kjo vlen edhe për mërgimtarërt të cilët kanë vendosur që festat e fundvitit ti kalojnë në vendlindje.

GZIM NUREDINI- MJEK NË QENDRËN INFEKTIVE- TETOVË

Advertisement

 “Fatmirësisht jëmi të lumtur që fillon të bië numri por anën tjetër kemi një friëk të re pasiqë klemi familjarët tonë që kanë ardhë prej Evropës Perëndimore dhe besoj se qytetarët do të kënë kujdes  nuk do të jënë në vizita  familjare nuk do të kenë kontakte të afëtra besoj se  do ti respektojnë rregullat anti covid .

Spitali modular në Tetovë I premtuar nga autoritetet e shëndetësisë parashihet të jetë me sipërfaqe prej 590 metër katrorë, me kapacitet prej 35 pacientëve , me laborator , pjesë intenzive dhe pjesë të tjera spitalore. Por, duket se ende nuk ka një afat se kur do të fillojë vendosja dhe funksionimi I këtij spitali mobil. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like