Rama: Ikja e të rinjve jashtë nuk është mëkat

Kryeministri, Edi Rama, mbështet ikjen e të rinjve nga Shqipëria. Në takimet elektorale të së martës nga Librazhdi dhe Prrenjasi dy nga zonat e zbrazura për shkak të mungesës së vendeve të punës, kreu i qeverisë foli për transformimin e vendit dhe kalimin në një dimension tjetër gjatë mandatit të tretë.

Edhe pse emigrimi ka kapur shifra shqetësuse për shqiptarët, kryeministri Edi Rama u shpreh se largimi i të rinjve nuk është mëkat.

Rama: Unë e kuptoj sa e rëndësishme është të vazhdojmë me arsimi profesional dhe kolegjet profesionale. Nuk është mëkat për një vajzë dhe djalë që të largohen nga vendi dhe të shkojnë diku tjetër për të krijuar nëj perspektivë për veten dhe për të provuar një shans për veten por unë dua që edhe kur largohen të rinjtë shqiptarë të kenë një zanat me vete, të jenë të armatosur me dije dhe aftësi dhe të kenë atje një vend të denjë në tregun e punës dhe të mos bien pre e trafikantëve.

Kreu i qeverisë ishte në Prrenjas dhe Librazhd, ku foli për investimet e kryera në arsim.

Rama: Do të bëjmë çmos në vitet që kemi përpara për të sjellë Universitete të huaja në Shqipëri, për ti integruar me universitetet tona. Është plotësisht e mundur dhe do ta bëjmë së bashku.

Me kërkesën për një mandat të tretë, kryetari e PS i kujton elektoratit se mbështetja ndaj kudërshtarëve do të thotë kthim pas, ndërsa me të vendi do të ngjitet në një nivel tjetër.

Rama: Ndërkohë që të tjerët flasin për BE si një destiancion, që është destinacioni ynë i patjetërsueshëm, bujqësia jonë, është pjesë e angazhimit me BE. Vetëm në dy vitet e fundit janë 120 mln të investuara në fshat për pika grumbullimi dhe janë bërë me financime të BE dhe qeverisë shqiptare. Një tjetër paketë e madhe është gati të lëvrohet në vijim dhe një tjetër masë e rëndësishme financiare do vihet në dispozicion të atyre që duan të vijojnë të prodhojnë. Jemi në 400 mln eksporte bujqësore dhe në mandatin e tretë do shkojmë në mbi 1 miliardë sepse e kemi shtruar rrugë.

Advertisement

Ka shumë për të humbur nëse biem pre e sirenave joshëse të fushës me lule, që thonë do i japim 1 ml këtyre e 5 atyre, i keni parë me buri, me makina e këngë e valle, xhaferrët e Sudet dhe pamë pastaj se si rruga e shkurtër na nxori gjatë, në fundin e një gremine nga ku vuajtëm për t’u ngritur. Për deri sa ne ja dolëm që të dalim nga tuneli i pandemisë hap pas hapi, ne jemi ata që së bashku mund tja dalim që ta bëjmë Shqipërinë vendin ku ekonomia rritet me punë, me këmbëngulje, punë e durim, por rritet e për të gjithë, për çdo familje dhe kjo është plotësisht e mundur.

Ashtu si dhe në takime të tjera elektorale, edhe këtu kryeministri Rama premtoi përshpejtim të procesit të rindërtimit dhe të vaksinimit./BotaSot

Advertisement
Advertisement

You May Also Like