• 15-05-2021

Pacolli i ofron mbështetje Osmanit kur është në pyetje interesi i Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmanin, ka thënë se kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet që të gjithë të jenë së bashku.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se në këtë takim e ka siguruar Osmanin se do të jetë pranë saj dhe institucioneve të vendit kur të kenë nevojë për të.

“I nderuar të takoj sot Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, Presidentin Sejdiu dhe Presidenten Jahjaga. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua”, tha Pacolli.

Osmani ka takuar sot ish-presidentët e vendit, Sejdiun, Jahjagën dhe Pacollin. /Zëri

Read Previous

Të shtëna në kufi me Ukrainën, presidenti ikën me vrap!

Read Next

Rama: Ikja e të rinjve jashtë nuk është mëkat

%d bloggers like this: