• 05-03-2021

Qytetarët të pakënaqur nga puna e Qeverisë në 100 ditët e para

Qytetarët nuk janë të kënaqur nga puna e Qeverisë në 100 ditët e para. Ata thonë se nuk është realizuar asnjë premtim të bërë gjatë fushatës parazgjedhore. Qytetarët madje nuk shpresojnë që do të ketë zgjidhje të problemeve ekonomike dhe sociale. Madje thonë se Maqedonia e Veriut me dekada nuk do të mund të bëhet pjesë e BE-së.

“Premtimi i tyre deri tani ka dalë shumë pak në sipërfaqe. Në qoftë se unë e kam kuptuar në mirë në përgjithësi, këtu mungon transparenca edhe e politikanëve edhe e vetë popullit, ato dashamirët e vendit që e duan këtë pjesë të vendit tonë”

“Ata premtuan shumë por nuk bënë asgjë. E vetmja që arritën të bëjnë është që me të vërtetë të luftojnë për të hyrë në BE por gjithçka tjetër e lanë.”

“Asgjë si përherë, as nga aspekti social, as në aspektin ekonomik, asgjë.”

“Për mua është mirë tani për tani. Nuk shoh ndonjë dallim ose  përmirësim, por stagnim.”

Read Previous

Hoxha: Deri të premten ndërpriten protestat, do të gjejmë zgjidhje për prodhuesit e duhanit

Read Next

Administratorët pas 10 viteve kthehen në punë

%d bloggers like this: