• 20-09-2021

Hoxha: Deri të premten ndërpriten protestat, do të gjejmë zgjidhje për prodhuesit e duhanit

Minsitri i MBPEU-së, Arjanit Hoxha ka realizuar takim me prodhuesit e duhanit në Prilep. Sipas ministrit Hoxha, deri të premten ndërpriten protestat, dhe se do të gjendet një zgjidhje për prodhuesit e duhanit, njofton nmk-post.

 

 

“E para dhe më e rëndësishmja, ne jemi në fillim të grumbullimit të duhanit dhe është herët të thuhet se si do të zhvillohet grumbullimi i sivjetëm i duhanit. E kuptoj gjendjen e vështirë të kultivuesve të duhanit, dhe të gjitha përpjekjet dhe emocionet janë të forta, por ne duhet të jemi realist dhe të flasim për atë që Qeveria mund të ndihmojë në këtë rast. Ne nuk mund të ndikojmë në çmim, kompanitë grumbulluese janë kompani private.

 

 

Qeveria mund të sigurojë subvencione, edhe atë 30% nga buxheti i përgjithshëm për subvencione të drejtpërdrejta për të gjithë fermerët dhe blegtorët, për prodhuesit e duhanit. Këtë vit, të gjithë prodhuesit janë dakorduar se duhani i sivjetëm është pak me një cilësi më të ulët se vitin e kaluar, por thonë se vlerësimi është dy klasa më ulët se ajo realja. Kjo është arsyeja pse sot kemi rënë dakord të ulemi në të njëjtën tryezë ditën e premte, MBPEU-ja si institucion, grumbulluesit dhe prodhuesit e duhanit dhe të përballemi me argumentet e të dyja palëve. Deri atëherë, kemi rënë dakord që protestat të ndalen”, – tha Ministri Arjanit Hoxha, pas takimit me Këshillin inicues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit nga rajoni i Prilepit./Northmacedonia-post/

 

Read Previous

Filipçe: Unë do të vaksinohem, vaksina është e sigurtë

Read Next

Qytetarët të pakënaqur nga puna e Qeverisë në 100 ditët e para

%d bloggers like this: