Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti i rëndë në autostradën Shkup – Kumanovë

Estimated read time 2 min read

Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 15:00, kur një makinë në të cilën ndodheshin tre persona ka dalë nga autostrada në fshatin Agino Selo. Nga aksidenti një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët me lëndime të rënda janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:00 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Shkup – Kumanovë, afër fshatit Agino në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Subaru Impreza” me marka të Kumanovës, i drejtuar nga I.A. (64) nga Kumanova, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri B.N. nga Kumanova, ndërsa një mjek nga Emergjenca e Kumanovës ka konfirmuar vdekjen. Shoferi I.A. dhe pasagjeri D.N. ka pësuar lëndime fizike të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. “Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i MPB-së së Kumanovës dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Advertisement

Për nxjerrjen e veturës nga ora 15:35 deri në ora 17:35 ka intervenuar Njësiti Territorial Zjarrfikës (TPZH) Kumanovë me 1 automjet dhe 4 zjarrfikës. /tvklan.mk/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like