Qentë endacak “shëtisin” lirshëm brenda Spitalit të Kërçovës

Disa qen të rrugës vrapuan me orë të tëra nëpër korridoret e Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, në katin përdhes ku është reparti i pranimit të pacientit. Në vend të personelit të ngarkuar me ruajtjen e rendit në spital, një pacient u detyrua t’i dëbojë qentë jashtë. Fotografitë tregojnë qentë duke ecur lirshëm nëpër korridoret e spitalit në Kërçovë, njofton A1on, transmeton nmk-post.

 

Nuk e di si janë futurë, i gjeta brenda. Mezi i përzura larg. “Askush nga punonjësit nuk ndërmori veprim”, tha pacienti për A1on.

 

Pacientët e infektuar me koronavirus janë pranuar dhe shtruar në të njëjtin spital për muaj me radhë. Të infektuarit, përfshirë rastet e rënda, po trajtohen në katin e dytë të spitalit.

Advertisement

 

“A1on” u përpoq të merrte një qëndrim nga Spitali i Përgjithshëm në Kërçovë se kush po i lë qentë në korridore, por askush nuk iu përgjigj thirrjes./Nmk-post/

 

 

Burimi: https://a1on.mk/macedonia/ulichni-kuchinja-trchaat-niz-bolnicata-vo-kichevo-kade-lezhat-i-bolni-od-koronavirus/?fbclid=IwAR27uXFcqAcGNFBgQUvpJtsi5KFj3nRuLQ7AASAlPWQbLpoAzHpNnLUXie8

Advertisement
Advertisement

You May Also Like