Votohet Ligji, Gjermania lehtëson marrjen e pasaportës me dyshtetësi

Estimated read time 2 min read

Deputetët gjermanë kanë votuar në favor të ndryshimit të ligjit që do t’i hapë rrugë mundësisë për dyshtetësi.

Bundestagu të premten votoi për lehtësime në marrjen e shtetësisë.

Qeveria gjermane ka thënë se ligji do ta ndihmojë Gjermaninë të tërheq punëtorë të aftë dhe të plotësojë shkurtesat e punëtorëve që ka. 382 vota ishin për, 234 kundër dhe 23 abstenime.

Si ndryshojnë rregullat?
Me ligjin e ri, të huajt do të mund të aplikojnë për pasaportë gjermane pas pesë në vend të tetë vjetëve në Gjermani. Në rastet kur aplikuesit janë “të integruar jashtëzakonisht mirë” marrja e shtetësisë do të jetë e mundshme pas tri vjetësh.

Dyshtetësia zakonisht lejohej vetëm për shtetasit e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian ose Zvicrës, por për migrantët e tjerë lejohej në disa raste të jashtëzakonshme.

Advertisement

Lehtësimi bën të mundur marrjen e drejtpërdrejt të dyshtetësisë pavarësisht se nga vjen aplikuesi.

Kjo lejon mijëra turq, përfshirë ata të gjeneratës së tretë prindërit e gjyshërit e të cilëve shkuan në vitet 1950, të bëhen shtetas dhe votues.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like