• 06-03-2021

Pse pica e shtëpisë dallon nga ajo e picerisë? Lexojeni fshehtësinë

Ai është një picajol profesioniste me shumë përvojë dhe njohuri në këtë fushë. Ai ka punuar në restorante të ndryshme në disa shtete evropiane. Koha e kaluar në Itali padyshim e bën atë një mjeshtër të veçant në përgatitjen e picave jashtëzakonisht të shijshme. Yusmen Mutafov është i lumtur që pas më shumë se dy dekadave ka vendosur të rikthehet në Ballkan. Ai ka hapur picerinë e tij afër një supermarketi të madh në Sofje, ku do t’ju ofroj picat e shijshme me përbërës italianë.

Si të bëni brumin e përsosur të picës, dhe çfarë nuk duhet ta vendosni në picat tuaja – lexoni nga chef Mutafov në një intervistë për Vesti.bg.

SIpas tij, për dallim nga përgatitja e një torte franceze, për shembull, përgatitja e një pice nuk ka të bëjë rreptësisht me matjen e peshave të sakta, përdorimin e llojeve të ndryshme të pajisjeve të kuzhinës etj. E gjitha është në ndjesinë dhe cilësinë e produkteve. Në këtë kuptim, përgatitja është e lehtë. “Pica e shtëpisë asnjëher smund të jetë si ajo e e përgatitur në piceri. Furrat e shtëpisë nuk mund t’i arrijnë këto rezultate. Nëse duhet të jap një këshillë për përgatitjen e brumit, ajo do të ketë lidhje me përhapjen e saj. Mos e përpunoni brumin e ftohtë të marrë nga frigoriferi direkt … lëreni të arrijë të paktën temperaturën e dhomës.

Read Previous

Juventus ofron dy lojtar kyç për të marrë Pogban

Read Next

Njeriu duhet të flej çdo pasdite. Ja zbulimi i shkencëtarit

%d bloggers like this: