Pse nuk kandidoi Endriti, djali i Hashim Thaçit?

Djali i Presidentit Hashim Thaçi, ENdriti, i cili u përmend si kandidat në listën për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk hyri në listë. Ky lajm i përfolur shumë në mediat kosovare u demantua pas publikimit të listave të kandidatëve për deputet ku emri i Endritit nuk u gjet. Burime të NMK-Post nga familja e presidentit Thaçi kanë thënë se një gjë e tillë nuk ka qen prioritet i momentit dhe se e gjithë familja është e koncentruar në gjyikimin e Presidentit në Gjykatën e Specializuar në Hagë.

Ndërkaq burime të mirëinformuara nga Partia Demokratike e Kosovës për NMK-Post kanë zbuluar se ka ekzistuar një iniciativë e tillë nga ana e kryesisë të kësaj partie për propozim të Endritit për të qen pjesë e listës së kandidatëve për deputet dhe ka pasur përkrahjen unanime të kryesisë partiake që djali i Presidentit të jetë në listën e kandidatëve për deputet. Megjithatë, kjo ide është ndërprerë, sepse nuk ka hasur në interes të djalit të Presidentit Endritit, i cili është falenderuar për propozimin dhe ka thënë se prioritet përveç gjykimit të të atit, ka edhe përfundimin e studimeve.
Endriti, djali i Presidentit Hashim Thaçi është në vitin e tretë të studimeve në drejtimin ekonomi – menaxhment në një nga universitetet private në Prishtinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like