Breaking News :

nothing found
19-08-2022

Prej 25 shkurtit do të mund t’i merrni pensionet e shkurtit

Advertisement

Në bazë të informacionit që u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kuptohet se pensionet, qytetarët do të mund t’i tërheqin duke filluar nga data 25 shkurt 2021.

Në bazë të një vendimi që u soll në seancën e sotme të Qeverisë, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor obligohet që më së voni deri më 24 shkurt të dorëzojë te bankat të dhënat, që të sigurohen pagesa në dorë për klientët që nuk posedojnë kartela.

– Më 25 shkurt, do të mund t’i tërhiqen pensionet në vlerë prej 11.000 denarë,
– Më 26 shkurt do të mund të tërhiqen pensionet në vlerë prej 11.000 deri në 14.000 denarë,
– Më 1 mars do të mund të tërhiqen pensionet në vlerë prej 14.00 deri në 18.000 denarë ndërkaq,
– Më 2 mars do të mund të tërhiqen pensionet në vlerë mbi 18.001 denarë./TV21

Advertisement

Read Previous

Mickoski nuk heq dorë nga përpjekja për anulimin e regjistrimit të popullsisë

Read Next

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi Paketën e pestë për masa anti-covid