Mickoski nuk heq dorë nga përpjekja për anulimin e regjistrimit të popullsisë

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së ka njoftuar se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të anulimin e Ligjit për Regjistrim.

Ai ka shpjeguar se do të ketë aktivitete, duke filluar këtë fundjavë.

“Ne do të fillojmë, do të luftojmë, do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike që i kemi në dispozicion. I bëjë thirrje të gjithë partive politike, pa marrë parasysh në pushtet ose opozitë t’i japin mbështetje kësaj iniciative, sepse nuk do të japë përgjigje ky regjistrim kështu siç është për atë se si shteti jonë duhe të zhvillohet.

Advertisement

Ky regjistrim kështu si e përgatisin, nuk do t’i japë përgjigje kësaj çështje. Sa më shpejtë e tërheqin ligjin dhe do të ulemi të përgatisim metodologji dhe procedurë të vërtetë, aq më mirë”, ka thënë Micksoski.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like