Porto mposhti Juventusin, Pepe zbulon sekretin

Porto arriti që të mposht kampionin e Italisë, Juventusin, 2-1 në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e finales. Pepe pas ndeshjes tregoi se Porto e ka studiuar mirë Juventusin, për këtë arsye kanë ushtruar edhe presion të lartë te ta. Golat erdhën në fillimin e secilës pjesë, ku i pari erdhi si rezultat i një gabimi të Rodrigo Bentancur, ndërsa Mousssa Marega shënoi në minutën e 46-të. “Ne jemi përgjigjur thirrjeve të trajnerit. Ne e dinim që duhej të bënim presion të fortë për të mbajtur Juventusin mbrapa dhe të mos i lejonim ata të luajnë futbollin e tyre” tha mbrojtësi. Megjithatë, kjo ndeshje akoma mbetet shumë e hapur, sepse Federico Chiesa shënoi një gol afër fundit të ndeshjes për t’i dhënë shpresë Bianconverëve. “Është e vështirë kur pëson gola në shtëpi në këtë lloj ndeshje, por kemi luajtur një lojë të shkëlqyeshme”, u shpreh Pepe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like